Polici tentoi ta përdhunojë, zbardhet dëshmia e 13-vjeçares: I besova kur më tha që isha denoncuar dhe...

Aktualitet

Polici tentoi ta përdhunojë, zbardhet dëshmia e

Zbardhet dëshmia e të miturës për ngjarjen e 29 prillit kur një efektiv policie në Ishull Lezhë qe duhet të mbroj qytetarët, u kthye në abuzues seksual. Të enjten e 29 prillit, 13-vjecarja ka treguar se ishte te dentistja. Për shkak të pacientëve të shumtë, asaj iu desh të priste në radhë, jashtë klinikës.

 “Pranë meje u afrua një punonjës policie. Ai më tha se ndaj meje kishte pasur një denoncim dhe duhet të më shoqëronte për në komisariat për verifikim. Duke i besuar policit, u futa brenda klinikës dentare dhe i kërkova dentistes që të më shtynte orarin,” tregon vajza.

Dëshmia e vajzës është faktuar edhe nga dentistja e cila është pyetur nga hetuesit.

Pasi janë larguar nga klinika, 62-vjecari Kol Kola e ka futur vajzën në makinën e punës.  Në mjetin e policisë ndodhej i varur në pasqyrë dokumenti identifikues i efektivit, në sajë të së cilit 13-vjecarja ka mundur të zbulojë identitetin e policit.

Por makina nuk u ndal në komisariat, por përpara një pallati.  62-vjecari i ka kërkuar vajzës të zbresë e ta ndjekë nga pas.


Pasi janë futur në banesë, Kol Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet ka kryer vepra të turpshme dhe ka tentuar ta përdhunojë 13-vjecaren. Por ajo ka mundur ti shpëtojë nga duart efektivit duke u larguar.

E mitura shkoi menjëherë në banesë dhe i tregoi gjithçka prindërve. Se bashku ju drejtuan komisariatit ku dhe bënë denoncimit. Oficerët e policisë kanë sekuestruar kamerat e bizneseve pranë pallatit. Mësohet se në pamjet filmike vajza shfaqet me efektivin e policisë. Ajo ka qëndruar brenda në banesë rreth 6 minuta.

Të premten, efektivi del para gjykatës dhe prokurori pritet të kërkojë arrest me burg me akuzën ngacmim seksual.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion