Ekzekutohet gazetari, vritet në një sulm nga dy persona të armatosur

Bota

Ekzekutohet gazetari, vritet në një sulm nga dy persona të

Remat Rawan, një gazetar i cili aktualisht punonte në Ministrinë e Financave, u vra në një sulm nga dy persona të armatosur në Kandahar, Afganistan duke rritur edhe më shumë frikën për lirinë e mediave në vendin e shkatërruar nga lufta.

Burime për policinë thanë se Rawan u vra në Kandahar, po ashtu edhe familjarët konfirmuan lajmin e hidhur.

Sulmi ndodhi një ditë pasi talebanët kërcënuan gazetarët afganë që i konsideronin shumë të afërt me agjencitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion