“Polici këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne!”/ Protestuesit bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, ulen në shesh

Aktualitet

“Polici këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne!”/ Protestuesit

Efktivët kanë tentuar sërish që të shtyjnë protestuesit që bllokuan godinën. Ndërkohë, disa protestues janë ulur në shesh si një simbolikë se ato do të vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë.

“Rezistencë”, brohorasin ata, ndërsa ritheksojnë edhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit si dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

Në shesh oshëtijnë edhe thirrjet: Ju erdhi fundi1 Arrestoni Ramën! Polici këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne!

Ndërkohë skenari i ditës së sotme ka qenë i ndryshëm nga ai i ditëve të tjera, ku pas sheshit “Skënderbej”, qytetarët mblidheshin para Kryeministrisë ku mbaheshin fjalime.

ME TE LEXUARAT