Polici dënohet me 10 vite burg, reagon babai i Klodian Rashës: Vendim i padrejtë, i patolerueshëm

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha ka reaguar pasi gjykata vendosi të dënojë policin 10 vite burg.
Ai ka thënë se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i patolerueshëm. Ai shton: “Ma vranë djalin e ma bënë kriminel”.
“Ju falënderoj nga zemra për punën e mrekullueshme që keni bërë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë trokitur në shtëpinë time këto 216 ditë. Falënderoj të gjithë ata që dolën në sheshet e Tiranës dhe të gjithë botës për Nevaldon.
Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t;'i vësh vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës.
Ai kreu vrasjen u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi. Kjo njollë e zezë duhet t'i hiqet jo mua që kam varrosur gjallin por të bëhet shembull që të kenë të gjithë kujdes për të ruajtur fëmijët e tyre.
Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie askush nuk e gjen drejtësinë", tha ai.
Klodian Rasha, 25-vjeç u vra nga efektivi i policisë në natën e 8 dhjetorit. Shkak u bë se i riu shkeli orën policore dhe u kthye në tragjedi.


