Vrau Klodian Rashën, dënohet me 10 vite burg polici Nevaldo Hajdaraj

Aktualitet

Vrau Klodian Rashën, dënohet me 10 vite burg polici Nevaldo Hajdaraj

Dënohet me 10 vite burg polici Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën. Ish- efektivi i policisë do përfitojë gjykimin e shkurtuar, duke ia ulur dënimin 1/3. Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokati i ish- policit kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme". Gjithashtu, ai kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.

Klodian Rasha, 25-vjeç u vra nga efektivi i policisë në natën e 8 dhjetorit. Shkak u bë se i riu shkeli orën policore dhe u kthye në tragjedi. Kjo vrasje ka shkaktuar shumë protesta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion