Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm. Sipas policisë, në makinë ishin 7 emigrantë.
“U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë.
Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta”, njofton policia.


