Përndiqte dhe kërcënonte vazhdimisht bashkëshorten, përfundon në burg 62-vjeçari në Berat
Lajmifundit
/
17 July 2021, 10:34
Aktualitet

Policia e Beratit ka arrestuar një 62-vjeçar, i akuzuar për përndjekje ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bashkëshortja e tij kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj tij, por nuk dihet shkaku.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


