Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka prangosur shtetasit E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës në Autostradën Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion