“Bombë në azilin e të moshuarve”, policët grekë rrethojnë zonën pas telefonatës kërcënuese

Bota

“Bombë në azilin e të moshuarve”, policët

Një telefonatë kërcënuese ka alarmuar një azil të moshuarish në Katehaki në Greqi. Sipas mediave vendase, telefonuesi tha se një bombë është vendosur në azilin në fjalë, që sipas tij do të aktivizohet në orën 11:00 të paradites.

Sipas mediave, telefonuesi që dha alarmin tha: “Kundër politikave të qeverisë për refugjatët dhe emigrantët. Kufijtë nuk janë të njohur për njerëzit.”

Ndërkohë mësohet se policia ka zbarkuar në terren, duke rrethuar të gjithë zonën. Nuk dihet ende nëse ka nisur evakuuimi i të moshuarve nga azili në fjalë, ndërsa mediat shkruajnë se presin orët për të parë nëse alarmi është fals apo jo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion