Po transportonin milionat e bankave, makina e “Nazeri Security” aksidentohet në Tepelenë

Aktualitet

Po transportonin milionat e bankave, makina e “Nazeri Security”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete ku njëri prej tyre i përket kompanisë “Nazeri Securty”, kompani që merret me sigurinë dhe transportin e vlerave monetare të bankave, të cilët po transportonin shumën me vlerë 500 milionë euro.

Dyshimet e para tregojnë që makina e “Nazeri Security” i ka prerë rrugën një makine të tipit “Land Rover” duke shkaktuar dhe përplasjen midis mjeteve. Të lënduar kanë mbetur dy pjesëtarët e policisë private të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Kodër, pjesë e Bashkisë Tepelenë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një tjetër automjet i kompanisë Nazeri për të marrë shumën prej 500 milionë lekë të vjetra nga makina e aksidentuar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT