“Po ta them dhe njëherë, unë jam e martuar” / Çfarë bëri banori i ri që vuri në siklet Françeskën

Showbiz

“Po ta them dhe njëherë, unë jam e martuar” /

Sapo u fut mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, banori i ri Shkëlqimi, duket se i është futur gjuetisë.

Teksa bënte një bisedë me Françeskën gjatë darkës të shtruar nga Vëllai i Madh, Franceska i tregoi për vajzat single në shtëpi, ndërsa Shkëlqimi e pyeti nëse dhe ajo ishte single.

“Ke disa vajza të reja që janë të lira në shtëpi, ke Rozën, ke Erjolën, ke dhe Eglën single, se unë jam e martuar. Do kishe konsideruar ndonjë nga vajzat e bukura që kemi në shtëpi, ndonjë njohje të bukur, nëse do të tërhiqte si gjë,” pyeti Françeska banorin e ri Shkëlqimin.

“Normalisht që po,” u përgjigj Shkëlqimi.

“Po ta citoj dhe njëherë që unë jam e martuar,” përsëriti sërish Franceska.

Ndërkohë ndërhyn Juli: “Ou, ça janë këto muhabete”.

Shkëlqimi: “Po më thoshte që në shtëpi janë 3 vajza single dhe unë e pyeta po ti”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion