Me armë në makinë/ Arrestohet në Vorë 43-vjeçari

Aktualitet

Me armë në makinë/ Arrestohet në Vorë 43-vjeçari

Qarkullonte me automjet, i armatosur, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion