“Po shkoja në Janinë”/ Iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Nuk u befasova, më thanë….

Aktualitet

“Po shkoja në Janinë”/ Iu ndalua përjetësisht

Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”. Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai: “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.

Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta shpallur “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit.

I kontaktuar nga Top Channel Artan Hoxha u shpreh se ky vendim nuk e ka befasuar. Hoxha tha se Ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të.

Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”.

Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë shpallen “non-grata” nga shteti helen. Në 2012 i njëjti sanksion u vendos edhe ndaj gazetarit të Top Channel Marin Mema.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion