Ish-burri godet me sëpatë ish-gruan/ Policia e arreston, akuzohet për vrasje në tentativë

Kosovë&Rajon

Ish-burri godet me sëpatë ish-gruan/ Policia e arreston, akuzohet

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi bashkëshorten e tij me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit këtë të hënë.

“Ngjarja është cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’.
Pas zhvillimeve hetimore, është arrestuar i dyshuari rreth orës 12:30.

Viktima është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndërsa gjendja e saj është stabile.

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se gruaja “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”.

Vitet e fundit ne Kosove ka rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2024 janë raportuar 2 mijë e 959 raste të raportuara për dhunë në familje, ndërkaq më 2023 ishin regjistruar 2.460 raste. Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion