Po rregullonte një prizë në banesë, 35 vjeçari në Klos bie në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërron jetë
Lajmifundit
/
12 July 2021, 17:34
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos pasditen e sotme, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ai ishte duke rregulluar një prizë në banesën e tij, por fatkeqësisht ka prekur rrymën elektrike. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit, 35 vjeçari I.K nuk arriti të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendingjatje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.


