"Po pinin kafe bashkë"/ Si u aksidentua ish-deputeti dhe nipi i tij pranë stadiumit "Air Albania"

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stadiumit "Air Albania".
Në aksident mësohet të jetë përfshirë nipi i ish-deputetit të Kuvendit, Aqif Rakipi, i cili ishte i pranishëm në momentin e aksidentit.
Ai po pinte kafe së bashku me nipin e tij.
Sipas policisë, nipi i ish-deputetit është përplasur me një mjet të parkuar në afërsi të stadiumit "Air Albania".
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit "Air Albania" shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi.
Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh.


