Aksidenti në Shkodër, kush janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur (Foto+ Emrat)
Lajmifundit
/
31 July 2021, 12:24
Aktualitet

Është zbardhur identiteti i dy të rinjëve që mbetën të vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Viktimat janë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona T. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Siç lajmëroi policia mëngjesin e sotëm, aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Dyshohet se shpejtësia ka qenë shkaku i aksidentit që i mori jetën në lule të rinisë dy të rinjëve


