“Po na dridhet shpirti”/ Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, banorët Gryksh të Peqinit: Në janar erdhën në Shqipëri

Aktualitet

“Po na dridhet shpirti”/ Tragjedia e familjes shqiptare në

Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, ka shkuar në fshatin Gryksh të Peqinit, ku ka jetuar familja Kola para se të largohej drejt shtetit fqinj.

Ajo ka takuar disa prej banorëve, të cilët shprehen të tronditur.

“Na erdhi shumë keq, ishin njerëz të mirë punëtorë, kishin 3-4 vite që kishin ikur. Ata ishin tani në janar të vjelur ullinjtë. Na ka ardhur shumë keq, ishin shumë njerëz të mirë, shumë punëtorë.

Po na dridhet shpirti, kaq keq na vjen. Jemi në një lagje njerëz punëtorë, i rriti gjyshja. Çfarë të thuash, është e pabesueshme, kanë vetëm gjyshen gjallë edhe me atë patën ndenjur. Tragjedi e rëndë shumë”, u shpreh një banore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion