Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari dhe 2 persona të tjerë

Aktualitet

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari dhe 2

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Agron Doçi 48 vjeç dhe Altin Hyseni, 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit Altin Hyseni, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion