Po lahej në det, humb jetën 35-vjecari në Fier
Lajmifundit
/
8 Korrik 2023, 21:00
Aktualitet

Nje person eshte mbytur diten e sotme ne plazh ne zonen e Fierit.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Pishporos ndersa viktime eshte nje pushues.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.


