Po kalonin 8 emigrantë të paligjshëm, kapen 2 "transportuesit" në Elbasan

Aktualitet

Po kalonin 8 emigrantë të paligjshëm, kapen 2

Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit është goditur në vendin tonë.

Dy të rinj të moshave 20 dhe 23-vjeç janë arrestuar nga policia në Elbasan për trafikim emigrantësh.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të rinjtë po transportonin 8 emigrantë nga vendet e tret, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar edhe dy automjetet me të cilat do të transportoheshin emigrantët.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit.

Arrestohen 2 shtetas që transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Sekuestrohen 2 automjete të përdorura për transportimin e emigrantëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Aksi”, bazuar në informacionet e siguruara, kanë finalizuar edhe 2 faza të tjera të këtij operacioni. Konkretisht:

Gjatë fazës së operacionit “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet. Gjatë fazës së operacionit “Aksi 5”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion