Po hapte pus uji në Poliçan, humb jetën 31-vjeçar, e zuri masivi i dheut gjatë gërrmimit

Aktualitet

Po hapte pus uji në Poliçan, humb jetën 31-vjeçar, e

Një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit.


Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur gjatë punimeve është shkëputur papritur një masiv dheu.


Dheu ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion