Plas sherri në Patos! Babë e bir grushtojnë 60-vjeçarin, ky i fundit nxjerr kaçavidën dhe godet të riun

Policia e Shtetit ka njoftuar se paraditen e kësaj të enjte në fshatin Zharrëz ka plasur sherri mes tre personave ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.
Deri më tani dyshohet se shtetasin me ininciale Dh.N, 68 vjeç dhe A.N, 35 vjeç, babë e mirë kanë goditur me grushta një 60-vjeçar i cili më pas ka qëlluar me kaçavidë 35-vjeçarin.
Menjëherë ky i fundit u dërgua në spital ,ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë sherr ndodhen në Komisariat.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij sherri i cili përfundoi me plagosjen e 35-vjeçarit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Patos/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


