Plas sherri në Astir, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, rrihet me të afërmit e saj
Lajmifundit
/
21 Qershor 2025, 10:32
Aktualitet

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, e cila jeton bashkë me vajzën 15-vjeçare.
Sipas burimeve, personi është përfshirë në një konflikt me dy individë që frekuentonin ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Gjatë përplasjes verbale, situata ka degjeneruar në dhunë fizike, ku ai ka qëlluar me grushte një nga personat e pranishëm dhe më pas është larguar në këmbë, duke lënë automjetin në vendngjarje.
Policia po punon për identifikimin e të gjitha palëve të përfshira dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


