Plas sherri mes dy të moshuarave/ Njëra përfundon në spital, tjetra në polici

Aktualitet
Plas sherri mes dy të moshuarave/ Njëra përfundon në spital,

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht. Raportohet se njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime të sigurta raportojnë se e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

65-vjeçarja, e cila është shoqëruar në komisariatin e Devollit, thuhet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion