Ra nga lartësia e pallatit, vdes tragjikisht 14-vjeçarja shqiptare në Itali

Aktualitet
Ra nga lartësia e pallatit, vdes tragjikisht 14-vjeçarja shqiptare


Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht sot në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Piacenza të Italisë ku 14-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga çatia e një pallati me shtatë kate. Vajza ra nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, ndërsa humbi jetën në vend. Ekipi i shpëtimit, që mbërriti në vendngjarje nuk arriti të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën e saj.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia, e cila aktualisht nuk përjashton asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet e rënies. Në lidhje me incidentin, autoritetet kanë shoqëruar një shoqe të bashkëmoshatares për të marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Trupi i vajzës është dërguar në qendrën e Mjekësisë Ligjore në Pavia, ku do të kryhen analizat për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Ky incident ka tronditur komunitetin dhe familjen e saj, të cilët kërkojnë përgjigje mbi këtë ngjarje të dhimbshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion