Plagosje me armë zjarri në Kukës! I lënduari niset me urgjencë në spital

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit.
I plagosuri, 29 vjeç me iniciale E.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Qarkut Kukës, ndërsa mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
ukës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


