Identifikohet autori i plagosjes me armë në Tiranë, Xhevahir Kolaveri në spital me plagë në kokë e këmbë

Aktualitet

Identifikohet autori i plagosjes me armë në Tiranë, Xhevahir

Nje plagosje me arme ndodhi mbremjen e sotme ne Tirane.

Policia tha se të shtënat me armë  janë regjistruar pak më parë pranë zonës së 'Sofrës së Ariut' tek rruga e Elbasanit në Tiranë.

Një person mesohet se ka mbetur i plagosur, dhe ai eshte identifikuar si Xhevahir Kolaveri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili eshte shpallur ne kërkim.

Xhevahir Kolaveri 47 vjeçari që u plagos me armë në këmbë nga fqinji i tij Amarildo Kamberi pasditen e te shtunes në Tiranë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës me plage ne kembe dhe ne koke.

Shkak i ngjarjes, dyshohet se ka qenë një konflikt për çështje pronësei mes dy personave që ishin fqinj me njëri-tjetrin.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni ne kete artikull eshte paraprak, dhe ne perditesim te vazhdueshem nga redaksia!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion