Plagosja në Korçë, Gjykata lë në burg Alted Jolldashin dhe 2 të pandehurit e tjerë

Aktualitet

Plagosja në Korçë, Gjykata lë në burg Alted

Është zhvilluar këtë të martë seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për shtetasit Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashi për ngjarjen e Pogradecit ku pas shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i plagosur shtetasi Alted Jolldashi.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të 3 shtetasit.

Plagosja

Ngjarja  e ndodhur pasditen e 1 marsit në lagjen nr. 1, në Pogradec, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

I plagosuri, Alted Jolldashi, rezulton se ka qëlluar përpara në drejtim të dy shtetasve të tjerë, i cili dhe është arrestuar. Ndërkohë autorët Deist Meko, 32 vjeç dhe Klajdi Lotis, 27 vjeç, banues në Pogradec, janë vetëdorëzuar në polici.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion