Kamioni aksidentohet gjatë natës në hyrje të Kukësit, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Aktualitet

Kamioni aksidentohet gjatë natës në hyrje të Kukësit,

Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje  të Kukësit gjatë natës. Për pasojë është bllokuar për disa orë qarkullimi i automjeteve, lëvizja e mjeteve është normalizuar mëngjesin e sotëm.

Kamioni me targa të Kosovës po transportonte shufra hekuri, kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata në të dyja anët e rrugës.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte është bërë i mundur edhe zhvendosja e kamionit dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së hënës, por vetëm sot rreth orës 7 të mëngjesit u bë e mundur zhvendosja e tij dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.

Për zhvendosjen e tij në fillim është dashur zbarkimi i sasisë së hekurit në një kamion tjetër, proces që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për pak kohë duke krijuar kolona të gjata në dy anët e rrugës.

Kamioni aksidentohet gjatë natës në hyrje të Kukësit,

Ky aks është i vetmi në të cilin është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas pas bllokimit te segmentit 3 km në Kukës- Morinë të rrugës së kombit si shkak i punimeve për zhvendosjen e Urës se Re mbi Drin.

Policisë rrugore i është dashur disa herë të ndërpresë edhe procesin e zbarkimit të kamionit për të çliruar trafikun dhe kolonat e krijuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion