Plagosja në Durrës, policia: 70-vjeçari u qëllua me armë për një borxh, autori tentoi të arratisej

Aktualitet

Plagosja në Durrës, policia: 70-vjeçari u qëllua me

Policia tha se një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (18 korrik) në qytetin e Durrësit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr.17, ku i moshuari u plagos pas një konflikti për një borxh, ndërsa tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 31-vjeçarin me iniciale A. H.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Efektiat e rendit, kanë shoqëruar në komisiariat edhe shtetasin me iniciale A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur plagosja.

Në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT