Qëllohet me armë 70-vjecari në Durrës pas sherrit në lokal, shoqërohet autori i dyshuar

Aktualitet

Qëllohet me armë 70-vjecari në Durrës pas sherrit në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Durrës.

I plagosuri mesohet se eshte rreth 70 vjec.

Qëllohet me armë 70-vjecari në Durrës pas sherrit në

Policia raportoi se një person ka mbetur i plagosur prane drejtorise se ujesjelles kanalzimeve te qytetit.

Autori Adil Hizdri, ka rënë në prangat e policisë, edhe pse tentoi të largohej, ndërsa 70-vjeçari Fadil Hunda ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit paraprak, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit.

NJOFTIMI :

“Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja“, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT