Vrasja në Vlorë, viktima Delon Troqe i dënuar më parë, u kthye së fundi nga Spanja

Aktualitet

Vrasja në Vlorë, viktima Delon Troqe i dënuar më parë,

Delon Troqe, 35 vjeç, është vrarë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit të sportit.

Viktima kishte 10-15 ditë që ishte kthyer nga Spanja. Top Channel citon se viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg, edhe në moshën e adoleshencës.

Troqe ka pas një servis skafesh në Vlorë, madje dhe në vendin ku u vra kishte një servis.

Vrasja në Vlorë, viktima Delon Troqe i dënuar më parë,

Nga pamjet e para shihet një e afërme e viktimës e cila qan dhe bërtet mbi trupin e pajetë.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli, dhe ka rrethuar zonen, si dhe jane shoqeruar disa persona qe mund te kene djeni per ngjarjen, njekohesisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

ME TE LEXUARAT