Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, bie në pranga i mituri

Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, bie në pranga i
Policia e Gjirokastrës, ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur, ku gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.


Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes.


Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion