E pëson kolegu i Gjimshitit te Atalanta, i grabitin shtëpinë teksa luante

Sport

E pëson kolegu i Gjimshitit te Atalanta, i grabitin shtëpinë

Grabitjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në modë prej kohësh, teksa këto raste janë shtuar shumë në kohët e fundit.

Viktima e radhës është Rafael Toloi, kapiteni i Atalantës. Shtëpia e mbrojtësi italo-brazilian është grabitur gjatë së dielës së kaluar raporton shtypi italian.

Gjatë kohës që luhej ndeshja Atalanta-Bologna.

33-vjeçari është i pesti lojtar apo ish-lojtar i Atalantës që bie pre e hajdutëve në një periudhë më pak se një vit.

Më parë e kishin pësuar emra si Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral e Gianluca Scamacca.

Grabitësit, të pashqetësuar nga mungesa e futbollistit dhe familjarëve të tij, kanë arritur të marrin bizhuteri dhe disa orë të shtrenjta.

Toloi është pjesë e Atalantës prej vitit 2015. Duke qenë bashkë me Berat Gjimshitin një ndër “senatorët” e skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini. /Supersport

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion