Plagosi rëndë me thikë bashkëfshatarin e tij, arrestohet pas 6 vitesh 50-vjeçari në Bulqizë

Aktualitet

Plagosi rëndë me thikë bashkëfshatarin e tij, arrestohet pas

Një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim 6 vite më parë është arrestuar nga policia në Bulqizë. 50-vjeçari, i identifikuar si A.K, u konfliktua dhe plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij në dhjetor 2017-ës.

“Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.”, njofton policia.

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Years” , ku u kap një shtetas që ishte në kërkim prej 5 vitesh.

U konfliktua dhe plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, në dhjetor 2017, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim  të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit,  kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years”.

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

-Në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi L.H., 33 vjeç,  u konfliktua dhe kanosi dy shtetas të tjerë, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bënë arrestimin e tij për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion