E reja plagos me thikë të moshuarin, policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës

Aktualitet

P

E reja plagos me thikë të moshuarin, policia zbardh ngjarjen në

olicia ka reaguar për plagosjen me thikë të ndodhur mbrëmë në Vaun e Dejës. Sipas bluve, i plagosur ka mbetur 68-vjeçari Z.P ndërsa autore është një 21-vjeçare, e cila dhe është arrestuar.

Vau i Dejës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion