Plagosi me thikë 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Aktualitet

Plagosi me thikë 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë një 27-vjeçar, pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, dhe sipas policisë, shkaku ka qenë për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT