Fushatë online, Rama: Kemi restauruar 12 qendra historike

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, ku liston punën që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë. Kreu i qeverisë, përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. 24 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, kryeministri në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e qendrave historike qytetesh që janë restauruar në 7 vjet.
Me pas ai ka faktuar se 12 qendra historike qytetesh janë restauruar, duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme, e duke rritur ekonominë e turizmin e zonave përkatëse: Krujë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Voskopojë, Vuno, Dhërmi, Përmet, Kaninë, Theth.
"S'ka kohë për pushim", shkruan kryeministri.


