Plagosi me armë zjarri pronarët e banesës gjatë grabitjes në Allias, arrestohet pas një viti autori Markeljan Cungu

Aktualitet

Plagosi me armë zjarri pronarët e banesës gjatë grabitjes

Prej më shumë se 1 viti në kërkim, policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin Markeljan Cungu, autor i dyshuar i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur Petrit dhe Afërdita Laze (Burrë e grua).

Cungu u ndalua nga komisariati nr. 4 pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 25 vite burg, për armëmbajtës pa leje, vjedhje me dhunë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Kujtojmë se më 19 janar, të 2020, Cungu, së bashku me Fatjon Mërtënikajn, hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes, tek rruga “Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë Petritin, bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Më 19 janar 2020 Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë Petritin bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion