Rikthehet Donald Trump, krijon faqen e tij online pasi u bllokua përgjithmonë nga Twitter

Politikë

Rikthehet Donald Trump, krijon faqen e tij online pasi u bllokua

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë në faqen e tij online ku do të mund të postojë komente. Ai ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trumpit në këtë platformë. Trump ka prezantuar blogun e ri, që u mundëson të tjerëve të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.

Trump nuk ka arritur së fundmi te secili ndjekës i tij pasi Facebook ia ka pezulluar llogarinë më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.

Rikthehet Donald Trump, krijon faqen e tij online pasi u bllokua

Vendimi për të rishikuar vendimin nëse duhet vazhduar pezullimin e llogarisë do të varet nga Facebook dhe i njëjti nuk mund të apelohet. Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, meqë për disa ky vendim mund të krijojë precedent.

Për dallim nga Facebook, platforma tjetër, Tëitter, e preferuara e Trumpit, ia ka bllokuar atij përgjithmonë qasjen për shkak të situatës që më pas ka shpërthyer në Kongres më 6 janar.

/REL

 

ME TE LEXUARAT