Plagosi me armë gjahu të riun në Fier, arrestohet 66-vjeçari

Aktualitet

Plagosi me armë gjahu të riun në Fier, arrestohet

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas të Fierit.

Policia njofton se H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive banale ka plagosur me armë gjahu 37-vjeçarin me iniciale K.N. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së gjahut të përdorur nga 66-vjeçari.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion