Plagosi 29-vjeçarin pasi i kishte zënë vendin e taksisë, momenti kur autori largohet i qetë dhe arratiset

Një sherr i momentit për një vendparkimi, përfundoi me plagosjen e 29-vjeçarit Gerlad Hoxha. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, 9 prill, në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë.
Autori i dyshuar i plagosjes është Franci Canaj, 32 vjeç, i cili është konfliktuar me Hoxhën, pasi ky i fundit i kishte zënë vendin e parkimit të taksisë.
Në videon e siguruar duket kur Canaj ndërron automjetin taksi me një tjetër makinë dhe arratiset.
Këto veprime ai i ka kryer menjëherë pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha.
Gerald Hoxha ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Franci Canaj, i cili vijon të jetë në arrati, rezulton i arrestuar më parë në Itali për trafik droge dhe prostitucion.


