Ilir Meta e Monika Kryemadhi divorcohen pas 27 vjet martese, dështon seanca e pajtimit

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen pas 27-vjet martese. Gjykata Civile e Tiranës mbajti sot seancen e pajtimit, në të cilin Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
Ndërkohë, Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.
Per shkak Kryemadhi mungoi në seancën edhe pse kishte fletëthirrje, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë, Gjykata e Tiranës njofton zyrtarisht zgjidhjen e martesës.
Njoftimi:
"Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K", njoftoi Gjykata e Tiranës.
Kërkesa për divorc u depozitua nga Ilir Meta më 20 qershor 2024. Kryemadhi dhe Meta u martuan më 29 tetor 1998 dhe ishin bashkë prej 27 vitesh, edhe pse kohën e fundit marrëdhënie mes tyre kishte pësuar krisje, siç vetë ata deklaronin.


