Detaje nga arrestimi i maniakut amerikan në Tiranë, 21-vjeçarja e kallëzoi në polici për përdhunim: Më shantazhoi

Aktualitet

Detaje nga arrestimi i maniakut amerikan në Tiranë, 21-vjeçarja

Një shtetas amerikan, M. F., 48 vjeç, është arrestuar në Tiranë, pas kallëzimit nga një 21-vjeçare që punonte për të si dizajnuese bizhuterish, aktivitet që kryhej online, por që herë pas here zhvillohej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas dëshmisë së vajzës, më 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në banesën e tij për të ushtruar aktivitetin e punës, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ajo deklaroi gjithashtu se marrëdhënia ka vijuar më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke kërcënuar se do t’ia tregonte familjes së saj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit, policia i gjeti edhe një mjet prerës. Ai përballet me akuzat për ngacmim seksual dhe përndjekje, ndërsa pritet që të dalë para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë.

Policia: 

-Ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion