Plagosi 20-vjeçarin në Qytetin Studenti, arrestohet autori i ngjarjes

Aktualitet

Plagosi 20-vjeçarin në Qytetin Studenti, arrestohet autori i

Policia ka arrestuar të riun, i cili plagosi me thikë 20-vjeçarin Aron Demiraj në Qytet Studenti në Tiranë. Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale A. A., banues në Kamëz, si autor i dyshuar i ngjarjes,

Ndërsa e ka pësuar edhe personi që i shiti thikën, 52-vjeçari me iniciale E. T., banues në Tiranë.

Aron Demiraj ka marrë disa plagë me thikë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion