Vrasje në Tropojë, i riu qëllon për vdekje 43-vjeçarin në lokal pas sherrit

Aktualitet

Vrasje në Tropojë, i riu qëllon për vdekje

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari ka ndodhur në Tropojë. Sipas bluve, viktima është qëlluar nga shtetasi F.S, 35-vjeç për motive të dobëta brenda një lokali. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth vrasjes .

“Tropojë/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion