Gjykata nuk dëbon kriminelin shqiptar: Djali i tij ka neveri nga mishi i pulës në Shqipëri

Aktualitet

Gjykata nuk dëbon kriminelin shqiptar: Djali i tij ka neveri nga mishi i

Një kriminel shqiptar është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe sepse djali i tij nuk preferon të hajë ushqim nga vendet e tjera.


Ushqimi kinez që ndihmon në uljen e kolesterolit sipas shkencës
Një gjykatë emigracioni në Britani tha se do të ishte tepër e ashpër që djali 10-vjeçar të detyrohej të shpërngulej në Shqipëri me babain e tij për shkak të ndjeshmërisë së tij rreth ushqimit, raporton The Telegraph.

Shembulli i vetëm i dhënë në gjykatë ishte mospëlqimi i tij për “llojin e copave të pulave që janë në dispozicion jashtë vendit”.


Çështja, e zbuluar në dokumentet e gjykatës, është midis një numri rekord prej 34,169 ankesash të pazgjidhura për azil. Numri përfaqëson një rritje pesëfish në dy vjet nga 6,386 ankesa të pazgjidhura në të njëjtën pikë në 2022.

Telegraph thotë se të dhënat që do të publikohen të hënën (sot) tregojnë se ka pasur 609 arrestime muajin e kaluar për punë të paligjshme, 73 për qind më shumë në janar 2024 dhe një rritje prej 48 për qind për bastisjet nga 556 në 828.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion