Pjesëtarë të grupit që u godit nga SPAK! Zbardhen emrat e 4 personave në kërkim! Njëri i dënuar me 10 vite për...

Aktualitet

Pjesëtarë të grupit që u godit nga SPAK! Zbardhen emrat e 4

Zbardhen emrat e 4 personave që janë ende në kërkim, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë jashtë vendit. Njëri prej tyre Bujar Sefa, vëllai i Islam Sefës, të cilit masa iu komunikua në burg, rezulton i dënuar vitin e kaluar me 10 vite burg nga GJKKO për kultivim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bujar Sefa është në gjykim në mungesë edhe si pjesë e trafikut të drogës drejt Gjermanisë, rrjet që e drejton vëllai i tij Islam Sefa. Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa, sipas shkrimeve të kohës, rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.

Për Ervin Shulin nuk figurojnë të dhëna mbi të shkuarën e tij dhe ende për të nuk ka informacione zyrtare për rolin në këto grupe kriminale. Dy nga 4 të kërkuarit e tjerë, Hajdar Sefa dhe Vildan Baraku kanë qenë bashkëpunëtorë, në grupin kriminal të drejtuar nga Islam Sefa, të 3.3 mln euro marijuanë të trafikuar në Gjermani.

Në kërkim janë:
Ervis Shuli
Bujar Sefa 
Hajdar Sefa
Vildan Baroku

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion