Dështimi i “Dhimos” për të ekzekutuar mafiozin grek, si lëvizjet e tij u monitoruan me kamera të fshehta, u instaluan në…

Aktualitet

Dështimi i “Dhimos” për të ekzekutuar mafiozin grek,

Gjashtë të arrestuarit për tentativën e vrasjes së Giannis Lalas në Ano Liosia, sipas dosjes së FBI-së greke, janë anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme, gjakftohta dhe të pajisura me teknologji të mafies greke.

Katër prej tyre janë shqiptarë, mes tyre Dhimitër Meçi, i njohur si Dhimos, i akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate, ndërsa konsiderohet si një nga kriminelët më mizorë e të rrezikshëm, si edhe ka rol shumë të rëndësishëm në të ashtuquajturën mafia greke.

Dosja përfshin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autoritetet fokusin e kanë tek 48-vjeçar grek nga Rethinho e Kretës, i cili është i njohur për autoritetet pasi është akuzuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të një biznesmeni, ndër të tjera.

Siç u zbulua, ata monitoronin kundërshtarët e tyre, madje edhe me automjete ku kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orë të lëvizjeve të shënjestrave.

Konkretisht, të arrestuarit, kishin arritur të parkonin një furgon të një prodhuesi italian automobilash përballë karburantit të Giannis Lalas duke instaluar një kamera në panelin e kontrollit.

Kur shënjestra e tyre doli nga karburanti më 16 maj, atentatorët po e vëzhgonin drejtpërdrejt me mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me kallashnikov. 45-vjeçari shqiptar Dhimitër Meçi qëlloi me breshëri plumbash, ndërsa autoritetet gjetën gati 50 fishekë kallashnikovi.

Madje, Dhimos nuk u shqetësua nëse plumbat do të kapnin qytetarë të rastësishëm.

Në atë kohë, Giannis Lalas u shpëtua për shkak se mjeti ku udhëtonte ishte i blinduar. 14 ditë pas këtij atentati të dështuar ndaj Giannis Lalas, autorët u përpoqën të monitoronin sërish lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një pikë tjetër karburanti që ai kishte në dispozicion.

Por më pas automjeti u pikas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur. Të njëjtët individë, sipas FBI-së greke, i vendosën flakën një pike karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion